Një studim rasti i detajuar — nga auditi fillestar tek rezultatet finale pas 90 ditësh pune intensive.
Konteksti
Klienti kishte një dyqan online me 200+ produkte por konvertime shumë të ulëta — vetëm 0.8% e vizitorëve bënin blerje. Trafiku ishte i mirë (3,000+ vizitorë/muaj) por diçka pengonte blerjen.
Auditi — Çfarë Zbuluam
Pas analizës me heatmaps dhe session recordings, identifikuam 3 probleme kryesore: checkout i komplikuar (5 hapa), mungesa e informacionit mbi dërgesën, dhe fotot e produkteve ishin me cilësi të ulët.
Zgjidhjet e Implementuara
Reduktuam checkout-in në 2 hapa, shtuam info transparente mbi dërgesën (kosto + kohë) direkt në faqen e produktit, dhe rifilmuam 50 produktet kryesore me fotografi profesionale nga 3 kënde.
Rezultatet pas 90 Ditësh
Konvertimi u rrit nga 0.8% në 1.82% — rritje +127%. Vlera mesatare e porosisë u rrit me 18%, dhe braktisja e karrocës ra nga 72% në 41%. ROI-ja e projektit u arrit brenda 45 ditëve.