Transparencë e plotë mbi kostot e website-ve — pse çmimet variojnë dhe si të vendosni buxhetin e duhur.
Pse Variojnë Çmimet?
Dy website mund të duken njësoj por të kushtojnë ndryshe. Faktori kryesorë: numri i faqeve, kompleksiteti i dizajnit (template vs custom), funksionalitetet (formë e thjeshtë vs booking sistem), dhe niveli i SEO-s.
Landing Page vs Website Biznesi vs E-Commerce
Një landing page ka 1-3 faqe me një qëllim të vetëm (lead generation). Një website biznesi ka 5-15 faqe me seksione të ndryshme. Një e-commerce ka katalog produktesh, checkout, pagesa — kompleksitet shumë më i lartë.
Çfarë Përfshin Çmimi?
Një çmim profesional përfshin: dizajn UI/UX, kodim responsive, SEO bazë, formë kontakti, konfigurim hosting, dhe periudhë suporti. Mos u mashtroni nga oferta ultra-të-lira — zakonisht mungojnë gjysma e gjërave.
Si të Vendosni Buxhetin
Mendoni website-in si investim, jo kosto. Sa klientë të rinj duhet të sjellë website-i për ta paguar veten? Nëse biznesi juaj fiton mesatarisht €200 për klient, edhe 10 klientë të rinj në vit e justifikojnë investimin.