Përgjigje të qarta për pyetjet që dëgjojmë më shpesh.
ÇMIMET & PAGESA
Varet nga kompleksiteti i projektit, numri i faqeve, funksionalitetet, dhe niveli i dizajnit. Çdo projekt është unik dhe çmimi përcaktohet individualisht pas bisedës fillestare. Na kontaktoni për një ofertë të personalizuar — konsulta e parë është gjithmonë falas dhe pa detyrime.
Zakonisht ndajmë pagesën në faza: një depozitë para fillimit, një pagesë pas aprovimit të dizajnit, dhe pagesa finale para lansimit. Struktura e saktë diskutohet gjatë konsultës dhe përshtatet sipas projektit. Për projekte më të mëdha ofrojmë edhe plane pagesash mujore.
Çdo projekt përfshin një periudhë supori falas (1-6 muaj varësisht paketës). Pas kësaj, ofrojmë plane mirëmbajtjeje mujore me tarifë të përballueshme, por nuk është e detyrueshme — ju mund ta menaxhoni website-in vetë nëse dëshironi.
PROCESI
Një website standard zgjat 4-6 javë. E-commerce ose projekte me funksionalitet të avancuar zgjasin 6-10 javë. Projekte premium me art direction te plotë mund të zgjasin 8-12 javë. Ne vendosim afate reale dhe i respektojmë.
Aq sa dëshironi. Minimalisht, kemi nevojë për feedback-un tuaj në 3 momente: pas zbulimit (brief), pas dizajnit (aprovim), dhe para lansimit (testim). Disa klientë preferojnë check-in javor — ne përshtatemi.
Çdo projekt përfshin 2-3 rishikime dizajni. Ne nuk fillojmë zhvillimin pa aprovimin tuaj. Nëse drejtimi nuk funksionon, e ndryshojmë. Qëllimi është që ti të jesh 100% i kënaqur para se shkojmë përpara.
TEKNIK
Varet nga projekti. WordPress për website biznesi me CMS, WooCommerce ose Shopify për e-commerce, dhe kod i pastër (HTML/CSS/JS) për landing pages ose projekte ku performance është prioritet. Ne zgjedhim platformën e duhur, jo atë që na ka mëshirë.
Patjetër. Çdo website me CMS vjen me trajnim (video + dokumentacion) që ju tregon si të shtoni/ndryshoni përmbajtje, foto, produktet, dhe postimet e blogut. Nuk keni nevojë të jeni teknik — interfaca është intuitive.
Çdo website që ndërtojmë ka bazën e SEO teknik: struktura e URL, meta tags, schema markup, sitemap, shpejtësi optimale, responsive design, dhe alt text për imazhet. Për strategji SEO të vazhdueshme (keyword targeting, content, link building) ofrojmë paketë të veçantë.
Hosting-u nuk përfshihet në çmimin e website-it, por ne e konfigurojmë dhe rekomandojmë hosting-un e duhur sipas nevojave të projektit tuaj. Nëse keni paketën e mirëmbajtjes, ne menaxhojmë hosting-un komplet.
TË TJERA
Po. Kemi klientë në Kosovë, Maqedoni, Itali, Gjermani, dhe vende të tjera. Komunikimi bëhet përmes video-call, email, dhe Slack/WhatsApp. Gjuha nuk është pengesë — punojmë në shqip, anglisht, dhe italisht.
Ti. 100%. Pas pagesës finale, gjithçka — kodi, dizajni, përmbajtja — është prona juaj. Ne japim aksesin e plotë të hosting-ut, domain-it, dhe çdo mjeti tjetër.
KENI PYETJE TË TJERA?
Na Shkruani
Nëse nuk e gjeni përgjigjen këtu, na kontaktoni — jemi gjithmonë gati të ndihmojmë.